Aktakuzë kundër policit nga Suhareka që keqpërdori detyrën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuzë kundër policit nga Suhareka që keqpërdori detyrën

NULL NULL
01/03/2017

Prokuroria e Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë kundër një polici të Stacionit të Suharekës, për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.Sipas aktakuzës, i pandehuri H.M., duke shfrytëzuar detyrën nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin M.P., përkatësisht duke dëmtuar personin N.B.

Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se i dëmtuari N.B., kishte raportuar në Polici se i janë vjedhur një sasi prej tridhjetenëntë thasë të çimentos. Ndërkaq, gjatë një pike të kontrollit të Policisë është ndaluar i dyshuari M.P., i cili ka qenë duke drejtuar kombin me 39 thasë të çimentos që kanë qenë të vjedhura në oborrin e shtëpisë të të dëmtuarit N.B.

Përkundër këtyre fakteve zyrtari policor H.M., duke shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar nuk ka lejuar që të ndalohet i dyshuari M.P., dhe t’i sekuestrohet përkohësisht çimentoja e vjedhur e cila do të shërbente si provë materiale gjatë hetimeve dhe kombi si mjet me të cilën është kryer vepra penale.