Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aktakuza ndaj Thaçit, Haradinaj: Shihet që ka fuqi të madhe prapa Speciales, epilogu duhet t’na interesojë të gjithëve

NULL NULL
29.06.2020 23:36

Ish- kryeministri Ramush Haradinaj ka folur përsëri rreth publikimit të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi nga Prokurori i Specializuar.

Ai tha se pas Gjykatës Speciale është një fuqi e madhe dhe Kosova e ka të vështirë ndërhyrjen, përcjellë Klan Kosova.

”Shihet se ka një fuqi të madhe prapa Gjykatës edhe prapa Prokurorisë”.

”Kur po them një fuqi është edhe një guxim ligjor, o e quaj me vepruar në mënyrën si kanë vepruar, pra me i bë publike aktakuzat në mënyrën si i kanë bë”.

”Këtu shihet që është një gjykatë e fuqishme”.

Megjithatë ai tha në Dukagjini, se me rëndësi është në që fund të procesit UÇK të dalë e pastër siç ka qenë.

”Epilogu duhet të na interesojë të gjithëve”.

”Nëse Gjykata e shkruan një faturë të fajësisë për nivele të larta të UÇK-së mbetet një situatë e keqe për Kosovën në aspektin ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Më 24 qershor erdhi njoftimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, se kundër presidentit të Kosovës ka paraqitur aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit, Prokurori më 24 prill ka dërguar aktakuzën për shqyrtim me dhjetë pika, në të cilën Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe “të tjerë”, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.