Aksioni policor te “Lesna” – arrestohen katër persona NULL NULL 10.01.2020 23:50 10.01.2020 23:50 Sot rreth orës 22:30, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor “Jugu” në Prishtinë, në lokacionin e njohur si “Lokalet e Lesnës” kanë realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës. Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se katër të dyshuar janë duke u intervistuar. “Janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla për policin që vdiq në vendin e punës: Ishte i angazhuar në luftë kundër çdo lloj kriminaliteti 10/12/2023
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 10/12/2023