Aksioni kundër fajdeve në Prishtinë, policia sekuestroi para, vetura, telefona e fishekë NULL NULL 20.09.2024 09:42 20.09.2024 09:42 Njësia Speciale e Kosovës gjatë një aksioni kundër fajdeve në Prishtinë Policia e Kosovës dje në Prishtinë ka zhvilluar një aksion kundër fajdesë dhe organizimit të skemave piramidale. Në këtë aksion, policia ka arrestuar katër persona, ku ka bërë të ditur se si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, e fishekë. “Si prova materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme e parave, vetura, telefona, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe 13 copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv. Më tej, policia bëri të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet aksioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 1 orë më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 14 orë më parë