Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni kundër fajdes në Prizren: Ky është 37 vjeçari që u kap në flagrancë

NULL NULL
10.07.2025 21:32

Një person është arrestuar në flagrancë në Prizren.

Klankosova.tv mëson se personi që u prangos për “Fajde” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” është Akcan Haskuka.

Aksioni është zhvilluar pas disa javë hetimesh.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv. ka dhënë Policia e Prizrenit.

Togeri Tahir Kabashi, tha se operacioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore.

“Sot me datë 10.07.2025, pas një hetimi disa javor, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, ka zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ku si rezultat operacionit policor ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin A.H. 1988 për veprën penale Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

“Zbatimi i urdhëresës është mbështetur nga njësi tjera policore nën monitorimin e Prokurori Publik të Shtetit. Ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objeketeve përcjellëse. Kontrollimi i vendbanimit është kryer nga njësitë relevante policore. Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit Publik të shtetit dërgohet në ndalim policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, theksoi ai.

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

lajme të ngjashme