Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksioni i “pakryer”, hajnat dështojnë ta vjedhin superilaçin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 22.09.2023 20:25

Është medikamenti më i kërkuar i momentit. Bile, për Ozempic që përdoret nga pacientët diabetikë, por edhe për humbje peshe, ka më shumë kërkesa se sa që mund të gjendet në tregun kosovar.

Atë ekskluzivisht e ka vetëm kompania Meditech. Këtë fakt e morën vesh edhe ca hajna që ia mësyen kësaj kompanie për të vjedhur këtë produkt të shtrenjtë.

Por, ndonëse arritën të futen në depo, grupi i organizuar nuk morën gjë prej aty, falë policisë, njofton Klan Kosova.

“Nuk është vjedh produkti, ne jemi të dëmtuar financiarisht 0, sepse menjëherë kanë ndërhy forcat e rendit, policia, dhe e kanë ndalë dëmtimin. Pra nuk ka pasë dëmtim financiar”, ka thënë  Ida Fetiu nga ‘Meditech’.

Produkti që vetëm një kuti kushton 120 euro, nuk është tentuar të vidhet më herët.

“Nuk ka pasë raste ma herët është rasti i parë, rasti tash është nën hetime, besojmë që organet e rendit kanë me u marrë me këtë rast dhe kanë me zbulu kush kanë qenë shkaktar”, thanë nga kompania.

Edhe nga policia konfirmuan se po hetojnë rastin derisa e cilësuan si kategori e vjedhjes së rëndë, ndonëse në vendngjarje nuk u morë gjë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.