Aksioni antihashash, shkatërrohen qindra rrënjë NULL NULL 07/08/2015 07/08/2015 Policia e Shtetit vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në disa operacione të ndërmarrë në Shkodër, Lushnje dhe Krujë janë asgjësuar disa qindra bimë narkotike. Në Shkodër aksioni u zhvillua në fshatrat Mazrekë, Barcoll dhe Kron i Madhe, në Krujë në Thumanë dhe Dukagjin i Ri, ndërsa në Lushnje në fshatin Bregas. Këtu policia e Lushnje prangosi shtetasin, Refik Petova, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike. Policia në Shkodër dhe Krujë njofton se vijojnë operacionet dhe paralelisht me to edhe hetimet për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave kultivues të bimëve narkotike./TCh
Kosova Kelmendi: S’po shohim dialog të mirëfilltë, Beogradit t’i bëhet më shumë presion (VIDEO) 3 minuta më parë