Aksioni 10 orësh i Speciales, përfundon bastisja ndaj këshilltarit të Thaçit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 22.02.2023 20:46 nga Qendresa Tershana 22.02.2023 20:46 Zyrtarët e Prokurorisë së Specializuar me seli në Hagë bastisjen banesën e Adil Behramajt që këshilloi ish-presidentin Hashim Thaci sa mbante këtë pozitë. Tek pas 6 orë në aksionin që zgjati më shumë se 10 orë në asistencë këtyre u erdhi edhe policia e vendit. Këta që planin e veprimin e bënin bashkë me tre persona të maskuar, bllokuan menjëherë derën e parkingut nëntokësor të banesës. Ashtu qëndruan derisa ra terri, e në vendngjarje u shfaqen edhe veturat e EULEX-it. Cka i morë në banesë nuk tregoi Behramaj, e as për cka po dyshohet. Përgjigjen për këtë nuk pati as avokati, pasi sic thotë nuk janë njoftuar për veprën penale që i ngarkohet Behramajt. Ky derisa tha se vendimi i Dhomave të Specializuara është kundër kushtetues, nuk mohoi e pohoi që krejt ngjarja lidhet me gjykimin e Hashim Thacit i cili po qëndron në paraburgim që nga nëntori i 2020. Qerkini tha se klienti i tij, nuk mund të bie në pranga të Speciales pasi sipas tij deri tash nuk ka një urdhër arrest. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Paneli i Speciales pranon për provë të besueshme dokumente fotokopje, dorëzuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë 6 days