Aksion kundër bixhozit në Fushë Kosovë, dy persona shoqërohen në polici NULL NULL 09.07.2025 09:52 09.07.2025 09:52 Bixhoz Tetë persona janë hasur nga policia në një lokal në Fushë Kosovë duke luajtur poker e lojëra tjera lojëra të ndaluara përmes kompjuterit. Dy prej tyre, pronari i lokalit dhe një dëshmitar janë shoqëruar në polici. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së martes në Fushë Kosovës, transmeton Klankosova.tv. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 45 pako me letra pokeri, një valixhe dhe 5 çanta me qipsa-fisha pokeri dhe dy shtëpiza dhe DVR të kamerave. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt. Rasti është inicuar dhe cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 1 orë më parë