Aksion i madh i EULEX-it dhe policisë, po bastisen 30 prona - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksion i madh i EULEX-it dhe policisë, po bastisen 30 prona

NULL NULL
01/10/2015

EULEX-i dhe Policia e Kosovës, sot në orën  5:00 të  mëngjesit kanë filluar një aksion masiv nëpër tërë territorin e Kosovës, ku po kryejnë bastisje në 28 prona private.

Lajmi.net, nga burime brenda institucioneve të rendit, ka mësuar se ky aksion po zhvillohet nëpër prona private, të gjyqtarëve, avokatëve, noterëve, por edhe qytetarëve që nuk mbajnë poste publike.

E gjitha kjo, se dyshohet që këta persona kanë kryer veprime kundërligjore, duke tjetërsuar prona të ndryshme, kryesisht publike.

Aksioni sipas burimeve, të lajmi.net, është i shtrirë në tërë territorin e Kosovës, por me fokus kryesor në rajonin e Prishtinës.

Ky aksion pritet të rezultojë edhe me arrestime të shumta. /lajmi.net