Lajmet e fundit

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka aksidentuar një 14-vjeçare teksa drejtonte një motoçikletë pa leje drejtimi dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shalës. 18-vjeçari me inicialet A. N, banues në Belsh, dyshohet se duke drejtuar motoçikletën ka aksidentuar të miturën dhe është larguar.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e policisë kanë nisur menjëherë veprimet për identifikimin dhe lokalizimin e drejtuesit të motoçikletës. 18-vjeçari është identifikuar, kapur dhe arrestuar.
14-vjeçarja është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./A2Cnn