Aksidentohet automjeti që kishte eksploziv, disa të vdekur nga shpërthimi në Ganë (VIDEO) NULL NULL 4 months më parë 4 months më parë Dyshohet se shumë njerëz kanë vdekur pas një shpërthimi pranë një qyteti minerar në perëndim të Ganës. Policia thotë se një automjet, që bartte eksplozivë minierash, u përplas me një motoçikletë pranë qytetit Bogoso. Imazhet e shpërndara nga mediat lokale treguan një shtëllungë të madhe tymi të zi, që ngrihej mbi ndërtesat e shkatërruara dhe mbeturinat e shpërndara, ndërsa banorët thërrisnin për ndihmë. Policia nuk ka konfirmuar numrin e viktimave, por videot grafike tregojnë trupat e gjymtuar të viktimave, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Në një njoftim urgjent, policia tha se “shpërthimi i madh” kishte ndodhur midis Bogoso dhe fshatit Bawdie. Tutje njoftoi se përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe njerëzve u është thënë të largohen nga zona. Policia u bëri thirrje qyteteve aty pranë që të “hapin shkollat, kishat etj. për të akomoduar viktimat e mbijetuara”. “Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje publikut të qëndrojë i qetë, ndërsa ne e menaxhojmë situatën.” Presidenti i Ganës, Nana Akufo-Addo, tha se ushtria ishte bashkuar me përpjekjet emergjente për të ndihmuar dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive ishte ngarkuar të sillte “lehtësim të shpejtë” për banorët. “Është një incident vërtet trishtues, fatkeq dhe tragjik”, shkroi ai në Twitter.
Kosova Myfit Perolli, jeta mes mjeshtrit të çelësave dhe kërcimit me parashutë (VIDEO) 24.05.2022 10: 46