Aksidenti tragjik në Gjermani, Ambasada e Shqipërisë ofron mbështetje për qytetarët e prekur NULL NULL 25.05.2025 19:25 25.05.2025 19:25 Pamje nga aksidenti në Gjermani. Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Koblenz të Gjermanisë, ku gjithashtu u lënduar katër shqiptarë të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ku gjithashtu u tha edhe se Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Në njoftimin e kësaj ministrie gjithashtu thuhet se hetimet për rrethanat e këtij aksidenti janë duke vazhduar, derisa edhe shprehi për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të lënduarit, përcjell Klankosova.tv. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë gjithashtu ka shprehur mbështetje për qytetarët, si dhe ka publikuar numrin në të cilin ata mund të kontaktojnë për informacione shtesë. “Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK mban konferencë për media - prezantohen të gjitha veprimet për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese 28/06/2025