Aksidenti në rrugën Shëngjin-Kune, shoferja del nga rruga dhe përplaset me pemën NULL NULL 31.05.2020 16:57 31.05.2020 16:57 Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Shengjin-Kune, ku një automjet ka dal nga rruga kryesore dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur e aksidentuar shoferja, e cila është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Lezhës dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.