Aksidenti në “Rrugën e Kombit”: Viktimat nga Kosova ishin vëllezër

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në tunelin e Kalimashit, në “Rrugën e Kombit”. Të dy viktimat raportohet se janë nga Kosova. Njoftimin mortor e kanë dhënë edhe familjarët në rrjetet sociale. Nga njoftimi mësohet se ata ishin vëllezër. Nesret dhe Sadik Osmani, vijnë nga fshati Kravaricë e Gjilanit.