Aksidenti në Mitrovicë, vetura përplasi për vdekje çiklistin 65-vjeçar (PAMJE) NULL NULL 30.12.2024 19:43 30.12.2024 19:43 Aksident në Shipol - Klan Kosova Një person ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, teksa po ngiste biçikletën. Klan Kosova mëson se viktima është 65-vjeçari me inicialet M.A. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ”Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një çiklist, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendngjarje ka humbur jetën çiklisti viktima mashkull/kosovar i moshës 65-vjeçar”, tha Zahiti. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.