Aksidenti në Llaskarcë, numri i viktimave shkon në 16 NULL NULL 20.03.2019 22:46 20.03.2019 22:46 Ka ndërruar jetë vajza 19 vjeçe e cila mori lëndime të rënda gjatë aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë. Ajo që në ditën e aksidentit po trajtohej në repartin intensiv në Qendrën Urgjente në Shkup ku edhe iu amputua njëra këmbë, por përkundër kësaj dhe shumë ndërhyrjeve kirurgjike dhe trajtimeve mjekësore, nuk arriti të mbijetojë. Shumë pacientë ndërruan jetë gjatë trajtimit të tyre në spitalin ushtarak “8 shtatori”, ndërkaq raste të tilla pati edhe në spitalin e qytetit “Shën Naumi I Ohrit” si dhe në Qendrën Urgjente. Së bashku me rastin e sotëm, numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 16. Gjatë javës së kaluar Prokuroria Publike njoftoi se shkaktarët e aksidentit tragjik ishin shpejtësia e madhe e autobusit dhe frenat të cilat kanë qenë në gjendje jo të rregullt. Vozitësi I autobusit ka vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjykata I caktoi masën e paraburgimit pronarit të kompanisë “Durmo Turs”, shoferit dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar” ndërkaq hetime po zhvillohen edhe ndaj personave të tjerë. Tragjedia e 13 shkurtit ndodhi pasi autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me 51 udhëtarë brenda tij doli nga autostrada dhe u përmbys në një fushë të fshatit Llaskarcë. Pos 16 viktimave, të lënduar mbetën rreth 40 persona të tjerë./alsat-m/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 23 minuta më parë