Lajmet e fundit
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Cërrcë të Istogut, ku një veturë e tipit Pickup është përplasur me një kombibus.
Sipas gazetares Diellza Berisha, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi i kombibusit, 52-vjeçar.
Ajo bëri të ditur se shoferi 24-vjeçar i veturës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi ka pësuar lëndime në duar, kokë dhe këmbë. Me të në veturë ishte edhe një pasagjer, i cili po ashtu ka pësuar lëndime trupore.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa pjesa tjetër e hetimeve ndaj 24-vjeçarit pritet të vijojë pasi gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet. /Klankosova.tv