Aksidenti në Ferizaj, Konjufca iu shpreh ngushëllime familjeve: Qoftë ky rast i fundit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksidenti në Ferizaj, Konjufca iu shpreh ngushëllime familjeve: Qoftë ky rast i fundit

NULL NULL
23.02.2023 10:50

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, në hapje të seancës ju shprehu ngushëllime të katër viktimave që vdiqën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të mërkurën mbrëma.

Konjufca uroi që ky rast të jetë i fundit për Kosovën.

“Mbrëmë të gjithë u tronditëm nga humbja e jetës së katër të rinjve në aksidentin tragjik. Ne ju shprehim ngushëllime familjeve. Qoftë ky rast i fundit për Kosovën”, tha Konjufca

Në aksidentin ku ishin të përfshira tre vetura, u lënduan edhe dy persona të tjerë, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë/ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.