Aksidenti në Badoc, identifikohen dy nga viktimat NULL NULL nga Albert Bajrami 06.10.2024 14:54 nga Albert Bajrami 06.10.2024 14:54 Pamje nga aksidenti i rëndë në Badoc ku vdiqën tre persona Tre persona kanë vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Gjilan – Prishtinë. Vetura e tyre me të cilën ata po udhëtonin ra në Liqenin e Badocit. Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar Prokuroria e Prishtinës. Kryeprokurori Zejnullah Gashi, tha se dy nga viktimat janë identifikuar derisa tjetri akoma jo. “Autopsia do të bëhet nesër dhe do të kuptojmë shkaqet. Jo, shkaqet ende nuk dihen”, tha ai për Klankosova.tv “Nuk duhet të ngutemi sepse pastaj do të kuptojmë nëse ata kanë qenë nën ndikim apo diçka tjetër”, tha kreu i organit të akuzës së Prishtinës. Ai tha se viktimat janë nga Prishtina, derisa nuk u bë i ditur identiteti i tyre. Përveç ekipeve emergjente dhe policisë në rast kishin intervenuar edhe zjarrfikësit dhe FSK-ja. Dy trupat e viktimave u gjetën në ujë derisa tjetri kishte mbetur i mbyllur në veturë./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 09/07/2025