Lajmet e fundit
Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku, që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.
Sipas korrespondentit të Klan Kosova, Nuhi Salihu, 49-vjeçari ishte duke vozitur së bashku me gruan dhe dy fëmijët, kur për shkaqe ende të panjohura humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga.
Siç tha ai për emisionin “Ora 7”, nga aksidenti, 49-vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe më pas humbi jetën, ndërsa gruaja e tij 49-vjeçare dhe dy fëmijët kanë marrë lëndime të lehta. ./Klankosova.tv