11:24, 18 Nëntor 2019

Një aksident tragjik ka ndodhur të dielën në Waldburg të Gjermanisë.

Si pasojë e aksidentit ka vdekur një 18 vjeçar me iniciale B.R nga Prishtina.

Vetura e të riut kishte hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur me veturën tjetër që brenda saj ishin katër persona dy fëmijë dhe dy prindërit.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia gjermane në mëngjesin e sotëm, ku u bë e ditur se të dielën mbrëma ndodhi aksidenti dhe rruga mbeti e mbyllur plotësisht, deri në orën 21:15 midis Waldburg dhe Badstuben rrethi Ravensburg, shkruan Albinfo.ch përcjellë Klan Kosova.

Poashtu u bë e ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë