Aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës, humb jetën një 66-vjeçar NULL NULL 10.07.2025 10:05 10.07.2025 10:05 Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së martës në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një segment të rrugës që ende nuk është plotësisht i aksesueshëm për përdoruesit. Në aksident është përfshirë mjeti i drejtuar nga shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, i cili ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi E. M., 66 vjeç. Përplasja ka qenë fatale për çiklistin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar menjëherë në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi komuna ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO) 3 minuta më parë