Aksident trafiku në Tiranë – humbë jetën këmbësori 55 vjeçar NULL NULL 23.08.2019 22:43 23.08.2019 22:43 Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytetin e Shqipërisë si pasojë e përplasjes nga një automjet. Drejtuesi i mjetit me inicialet E. S., 32 vjeç goditi këmbësorin, i cili ndërroi jetë në vend të ngjarjes, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova. Viktima mbetet ende e paidentifikuar, ndërsa drejtuesi, shtetasi E.S është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e 55-vjeçarit që ndërroi jetë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nën ndikim të alkoolit deshi ta largojë nga shtëpia viktimën femër, arrestohet 1 minutë më parë
Kosova Njëri nga të dyshuarit pë rastin në Kolovicë nga QKUK-ja dërgohet në mbajtje (VIDEO) 4 minuta më parë