9:16, 9 Nëntor 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 01:35 minuta, në rrugën Ferizaj-Lipjan (në fshatin Muzeqinë), ku ka humbur jetën një grua kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore .

Sipas njoftimeve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës me inicialet V.O. 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humbë kontrollin mbi timonin,  kalon jashtë rrugës në anën e majtë, me ç’rast automjeti bie në lumin e fshatit, njofton Klan Kosova.

Në këtë aksident, pasagjerja 21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML Prishtinë.

Ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK për tetman të mëtejmë mjekësor.

Me rast janë duke u marrë hetuesit e njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë