Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën pasdite në Komoran.
Sipas informatave të dërguara nga lexuesit e Klankosova.tv, në aksident është përfshirë së paku një veturë, e cila ka përfunduar jashtë rrugës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo rrethana të tjera lidhur me aksidentin.
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e artikullit, nuk ka marrë ndonjë konfirmim zyrtar.