Aksident te “Bill Clinton”, kamioni godet motoçiklistin

Mëngjesi ka nisur me një aksident të ndodhur në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, konkretisht te “Bill Clinton”. Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv shihet se një kamion transportues e ka goditur ngasësin e një motoçiklisti. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një konfirmimi nëse ka të lënduar.