10:40, 21 Prill 2019

Mbrëmë ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Zahaq.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMW’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.

Hetuesit e Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë