Aksident në Tiranë, ngasësja godet tre këmbësorë NULL NULL 15.08.2022 22:53 15.08.2022 22:53 Një aksident trafiku ka ndodhur në Kodrën e Diellit në Tiranë, ku një ngasëse ka goditur me veturë tre këmbësorë. Të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. “Më datë 15.08.2022, në afërsi te ‘Kodra e Diellit’, shtetasja D. G., 29 vjeçe, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar këmbësorët B. H., 60 vjeç, V. H., 57 vjeçe dhe A. T., 27 vjeçe, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024