Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:45 në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak të Klinës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
"Sot rreth orës 13:45, në rrugën Klinë–Gjakovë, përkatësisht në fshatin Volljak-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.Përveç dëmeve materiale, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin", tha ai.