Aksident në Prishtinë, tre të lënduar dërgohen në QKUK

Aksident në Prishtinë, tre të lënduar dërgohen në QKUK

NULL NULL
2 months më parë

Një aksident mes dy veturash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.