15:03, 26 Qershor 2019

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pas mesditës në magjistralen Prishtinë-Pejë, tek ura e Klinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionet, prej ku katër persona kanë mbetur të lënduar, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Pas orës 13:00 ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë tek ura e Klinës, në mes një veture dhe një kamionete. Katër persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në QKMF në Klinë pastaj me urgjencë janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës”, deklaroi Ibra.

Konkurs Pune

Lexo më shumë