Lajmet e fundit

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Sot rreth orës 10:20, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjtI është dërguar për trajtim mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", tha Ahmeti.