Aksident në Ferizaj, lëndohet një person – vetura dëmtoi edhe një lokal NULL NULL 07.07.2025 16:02 07.07.2025 16:02 Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Ferizaj. Lidhur me rastin në fjalë detaje për Klankosova.tv ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt. Veseli tha se përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ. “Ju njoftojmë se sot, më datë 07.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj (afër kryqëzimit me rrugën “Enver Topalli”) në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident është përfshirë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ. Nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, deklaroi Veseli për Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 2 orë më parë
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 6 orë më parë