Aksident në afërsi të Aeroportit të Prishtinës: Treni godet veturën, lëndohet shoferi (FOTO) NULL NULL 15.12.2019 21:22 15.12.2019 21:22 Një aksident ka ndodhur në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një tren e ka goditur një veturë. Si pasojë lëndime ka marrë një person. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha. “Rreth orës 19:50 është pranuar një informatë se në rrugën e re të aeroportit në Sllatinë është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe trenit. Në aksident ka qenë e përfshirë vetura e tipit Audi, ngjyrë e zezë me targa vendore, ku në automjet kanë qenë pesë persona, prej tyre tre fëmijë. Lëndime ka pësuar vetëm shoferi i veturës Audi”- tha Hoxha. “Përveç njësive policore që kanë dal në vendin e ngjarjes edhe ambulanca si dhe njësia e trafikut rajonal që po merren me rastin”- shtoi Hoxha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.