Aksident mes trotinetit dhe veturës në Fushë Kosovë, një i lënduar NULL NULL 12.07.2024 16:03 12.07.2024 16:03 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Ngasësi i një trotineti elektrik është lënduar si pasojë e një aksidenti me një veturë në lëvizje në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor. Lajmin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e cila tha gjithashtu se me këtë rast po merret njësiti i trafikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë