Aksident mes tri veturave në Gjakovë – pesë të lënduar NULL NULL 16.01.2020 11:23 16.01.2020 11:23 Sot rreth orës 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre veturave në Dol të Gjakovës, ku si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija. “Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”. “Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të ashpër, ku dy vetura të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e kanë goditur veturën e tretë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 3 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 9 orë më parë