Aksident mes trenit dhe veturës, lëndohen dy persona NULL NULL 05.05.2023 16:50 05.05.2023 16:50 Dy persona janë lënduar nga një aksident trafiku mes një veture dhe trenit. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, tha Ahmeti. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.