Aksident mes trenit dhe një veture në Prishtinë, lëndohen dy persona NULL NULL 27.04.2025 09:59 27.04.2025 09:59 Foto nga Policia e Kosovës Mëngjesin e sotëm, treni dhe një veturë janë aksidentuar në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë. Si pasojë, të lënduar kanë mbetur dy persona. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi Ahmeti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë