Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes tre veturave në Prishtinë, katër të lënduar

NULL NULL
30.06.2025 13:29
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.

Lidhur me aksidentin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksidentin ishin të përfshira tre vetura.

Ajo theksoi se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, deklaroi ajo për Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.