Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen katër persona NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni sot në Pejë, njëri prej tyre me lëndime të rënda. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, njofton Klankosova.tv. “Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura”, është shprehur Gashi. “Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”.
Kosova Abdixhiku thotë se Kurti funksionon me paranoja: S'di të bëjë, s’di të menaxhojë, s’di të japë (VIDEO) 30.06.2022 22: 01