Aksident mes dy këmbësorëve dhe pesë veturave, lëndohen tre persona NULL NULL nga Albert Bajrami 14.05.2023 22:42 nga Albert Bajrami 14.05.2023 22:42 Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën C në Prishtinë. Si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se si pasojë e këtij aksidenti u lënduan tre persona e po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale. “Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete ( tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara). Me rastin po merret njësiti i trafikut. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS