Aksident mes dy automjeteve në Podujevë, lëndohet një person NULL NULL 07.07.2025 13:04 07.07.2025 13:04 Një aksident mes dy automjeteve në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë la të lënduar një person. Detaje shtesë për Klankosova.tv dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Sot rreth orës 10:20, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Borovcit. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 48 minuta më parë