Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtëbardhë, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si rezultat i kësaj përplasjeje, një makinë ka rënë në tokat bujqësore, duke ngecur në kanal, ndërsa dy të tjera kanë mbetur në rrugë, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Sipas burimeve në vendngjarje, dyshohet se shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa një prej tyre është në gjendje më të rëndë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.