Aksident i rëndë trafiku: Vdes 20 vjeçarja e lëndohen katër të tjerë

Aksident i rëndë trafiku: Vdes 20 vjeçarja e lëndohen katër të tjerë

NULL NULL
4 vjet më parë

Një vajzë 20 vjeçare ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor  Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtërmen në Shqipëri.

Policia sqaron se janë përplasur  dy makina, ajo e tipit “Volkswagen ” me targa AA 015 MR drejtuar  nga  shtetasi  S.H, 24 vjeç  banues në fshatin Thanë  dhe makina e tipit “Ford” me  targa  AA  123 BE drejtuar nga shtetasi N.H, 58 vjeç  banues në Cërrik

Si pasojë janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 3 pasagjerë

A.H, 52 vjeç  banues në Cërrik

L.H, 62 vjeç banues në Cërrik

K.H, 20 vjeçe banuese në  fshatin  Thanë e cila ka ndërruar jetë.

Katër shtetasit janë duke marrë ndihmën  mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan

Policia po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, shkruan Ora, përcjellë Klan Kosova.