Aksident i rëndë trafiku – një i vdekur, pesë të lënduar NULL NULL 13.04.2018 17:12 13.04.2018 17:12 Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit. Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit. Në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:30 në mes dy veturave – Golf 4 dhe Golf 5 – kanë mbetur të lënduar edhe pesë persona të tjerë. “Fatkeqësisht në aksident njëri nga vozitësit ka humbur jetën, kurse janë lënduar pesë persona të tjerë. Vozitësi i veturës tjetër është ndaluar nga policia për 48 orë”, ka thënë Hashani për Klan Kosovën. Policia është duke zhvilluar hetimet për të parë se çfarë ka çuar deri tek aksidenti me fatalitet. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë