Aksident i rëndë: Raportohet se një veturë ka goditur një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në rrugën transit të Pejës. Sipas pamjeve të publikuara nga Indeksonline, shihet se një motoçiklist është goditur nga një veturë. Motoçiklisti është parë se ka marrë ndihmën mjekësore në vendin e ngjarjes. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.