Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në Vlorë, vetura përplas dy fëmijë

NULL NULL
23.07.2024 14:41

Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi janë përplasur nga një veturë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë këtë të martë.

Sipas policisë, shtetasi shqiptar P. S., 75 vjeç, banues në Maqedoni, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar në rrugë dy fëmijë, 8 dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin, raporton A2Cnn.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.