Lajmet e fundit

Tre persona, një i rritur dhe dy të mitur, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi dje në autostradën A1 pranë Unec, Slloveni.
Viktimat janë nga Maqedonia e Veriut dhe kjo është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme maqedone, transmeton Klankosova.tv
Në aksident u lënduan edhe dy persona të tjerë që ishin në automjet, të cilët janë gjithashtu shtetas maqedonas.
Sipas gazetës sllovene Automoto, aksidenti ndodhi dje pasdite, kur një kamion u ndal në zonën e parkimit për shkak të një defekti, ndërsa shoferi i makinës goditi pjesën e pasme të majtë të rimorkios.
Në kohën e aksidentit, në makinë ndodheshin pesë persona.
Një person i plagosur rëndë u transportua në spital me helikopter, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa shoferi i lënduar u transportua me ambulancë.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë ka marrë njoftimin nga policia sllovene, ndërsa u bë e ditur se rasti po trajtohet nga autoritetet policore kompetente në Koper. /Klankosova.tv