Lajmet e fundit

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prizren-Gjakovë.
Lajmin për Klankosova.tv e kanë bërë të ditur lexues të portalit, të cilët kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksi.
Sipas tyre, si pasojë e aksidentit dyshohet se ka persona të lënduar.
Nga pamjet e dërguara shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaku i aksidentit.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë informacion zyrtar.